Ekstradohet nga Gjermania një shqiptar NULL NULL 25.01.2020 15:22 25.01.2020 15:22 Ekstradohet nga Gjermania Elton Sako i dënuar për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve 37 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana për një grabitje të ndodhur në 2012 Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Gjermane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Grabitja në banesë Në bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”./Ora News.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për bisedime mbi marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas 19/03/2024
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024