Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës

NULL NULL
12.06.2025 14:35

Në Muzeun e Mitrovicës, sonte nga ora 19:00 hapet ekspozita “TESTAMENT”, e kuruar nga Eliza Hoxha, me fotograf Arben Llapashticën.

Kjo ekspozitë është një rrëfim vizual i identitetit, rezistencës dhe suksesit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Organizuar nga Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, kjo ngjarje e veçantë artistike gërsheton të kaluarën me të tashmen, dhe sjell portretet dhe historitë e 20 profesionistëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët përmes talentit dhe përkushtimit të tyre vazhdojnë të sfidojnë paragjykimet dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të barabartë.

Ky aktivitet është i një rëndësie të veçantë për të reflektuar dhe promovuar rëndësinë e diversitetit dhe barazisë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme