Ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” hapet sot në Kuvend (VIDEO) NULL NULL 15.02.2019 07:26 15.02.2019 07:26 Sot, në orën 18:00, në Kuvendin e Kosovës do të hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe e kuruar nga Eliza Hoxha. Nëpërmjet gërshetimit të punës hulumtuese, fotografisë dhe një koncepti kuratorial kreativ, ekspozita synon që të cyt punën e institucioneve publike, politik-bërësve dhe akterëve tjerë në fushën Drejtësisë Tranzicionale drejt zbardhjes së fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Kjo ekspozitë e vendosur qëllimshëm në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, synon të rezonojë mesazhe të fuqishme simbolike rreth asaj se në cilin drejtim graviton përgjegjësia më e madhe në raport me punën drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës deri me datë 30.04.2019. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 13 minuta më parë