23:33, 5 Shtator 2019

Një ekspozitë kushtuar shtëpisë së modës Christian Dior ka thyer rekordin e pjesëmarrjes në V&A, duke tërhequr pothuajse 595,000 njerëz në shtatë muaj.

Një total 594,994 vizitorësh shkuan për ta parë ekspozitën në Londër, e cila ishte e hapur nga 2 shkurti deri më 1 shtator të këtij viti.

Ekspozita e Alexander McQueen në V&A kishte mbajtur rekordin, pasi kishte tërhequr më shumë se 480,000 vizitorë në vitin 2015.

Sidoqoftë, Alexander McQueen: Savage Beauty ishte e hapur për dy muaj më pak se Christian Dior: Designer of Dreams.

Ekspozita Dior në Muzeun Victoria dhe Albert gjurmoi historinë dhe ndikimin e markës nga viti 1947 deri në ditët e sotme.

Ekspozita ishte e përbërë nga më shumë se 500 objekte që shkonin nga aksesorët dhe rrobat e deri tek pasuritë personale të Dior-it.

Drejtori i V&A Tristram Hunt, tha se institucioni i Kensingtonit të Jugut ishte “mbingarkuar nga reagimi fenomenal i vizitorëve”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë