Lajmet e fundit

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me Shoqatën Bullgare të Shpellave (Bulgarian Caving Society) kanë organizuar një ekspeditë hulumtuese speleologjike në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Sipas njoftimit të Instiutit, gjatë kësaj ekspedite janë eksploruar dhe hartografuar: Shpella e Drelajve, Shpella e Flamurit (ose Shpella e Stërqokës), në Hajlë, me thellësi 45 m, Shpellat Binjake (Bajshë), me thellësi 35 m, dhe Shpella në Rrasen e Zogut, me thellësi 200 m, transmeton Klankosova.tv.
Shpella në Rrasen e Zogut, që ndodhet në lartësi mbidetare 1900 m, është shpella më e thellë e eksploruar deri me tash në Kosovë.
Deri me tani janë eksploruar dhe hartografuar 200 m të shpellës por supozohet se shpella arrin thellësinë deri në 500 m. Hulumtimet speleologjike në këtë shpellë do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm.