Ekspertja e Shëndetit Publik thotë se në Mbretërinë e Bashkuar asnjëherë nuk është shqyrtuar ora policore si masë ndaj COVID-19

Ekspertja e Shëndetit Publik thotë se në Mbretërinë e Bashkuar asnjëherë nuk është shqyrtuar ora policore si masë ndaj COVID-19

NULL NULL
4 months më parë

Specialistja shqiptare e shëndetit publik në Britani të Madhe, Ardiana Gjini-Beeley, ka thënë se nuk ka ndonjë test specifik, me të cilin mund të identifikohet saktësisht varianti i Covid-19, me të cilin jeni të infektuar.

Megjithatë, ajo u shpreh se kanë mundësinë ta identifikojnë atë deri në gati 100%, meqë virusi është i njëjtë, ndërsa në variantin Omicron ka mëse 60 modifikime, njofton Klankosova.tv.

”Testimi për variantin Omicron, virusi është i njëjtë, por ka mëse 60 modifikime në membranën e këtij virusi”.

”PCR – është testi që natyrisht përdoret, ku mund të vërehet pozitiviteti për cilindo variant të SarsCov2. Mirëpo, ka asete të ndryshme të PCR që detektojnë variantet. Ne në Mbretërinë e Bashkuar kemi mëse 95% të të gjitha rasteve që janë të shkaktuara nga Omicron”.

”Ka teste të tjera natyrisht. Tek ne në Mbretërinë e Bashkuar ka shumë teste rapide, të cilat i bën vetë popullata në shtëpi”.

A e kanë aftësinë këto teste për të identifikuar variantet e koronavirusit?

”Jo. Këto teste nuk e kanë aftësinë të tregojnë se çfarë varianti, vetëm mund të detektojnë në një shkallë pak a shumë të besueshme se a ke infeksion apo jo. E them me pak hezitim pak a shumë të besueshme, sepse testet rapide kanë një ndjeshmëri dhe specificitet”.

”Kur një popullatë me infeksion është në një shkallë mjaftë të lartë, ajo dobësi e specifisitetit dhe senzitivitetit bëhet më pak relevante. Kurse kur shkalla e infeksionit në popullatë, nuk është e lartë, ajo atëherë është shumë e rëndësishme. Kështu përdorimi i testeve rapide është i përshtatshëm dhe i ndikuar vetëm kur shkalla e infeksionit në popullatë është e lartë. Por, detektimi i variantës nuk është i mundshëm, por ne kemi survience tjetër me PCR dhe e dijmë që gjasat janë që gati 100% nëse je i infektuar me Covid-19 tash në Mbretërinë e Bashkuar je me Omicron”.

Ndërkaq, sa i përket orës policore, masë kjo e cila tashmë në Kosovë është propozuar që të rikthehet me një orar pak më ndryshe se herën e kaluar, ekspertja e shëndetit publik tregon se në Mbretërinë e Bashkuar, një gjë e tillë nuk është shqyrtuar asnjëherë, njofton Klankosova.tv.

”Në Mbretërinë e Bashkuar asnjëherë nuk kemi pasur orë policore. Nuk është një gjë që është shqyrtuar ndonjëherë. Natyrisht kemi pasur ato (lockdown) mbylljet e përgjithshme, por orë policore nuk kemi pasur”.

”Secili vend i merr vendimet politike për menaxhimin e pandemisë në bazë të kushteve apo politikave që i vendos ai vend apo qeveritë që i udhëheqin ato”.

”Mbretëria e Bashkuar është një shoqëri më shumë demokrate dhe punojnë më shumë në bindjen e popullit sesa në forcimin e masave”.