Ekspertja e seksit: Orgazmat e rregullta ju shpëtojnë jetën NULL NULL 22.02.2023 08:25 22.02.2023 08:25 Një eksperte e seksit ka thënë se të pasurit orgazma të rregullta mund të “shpëtojë jetën tuaj” dhe të ndihmojë lëkurën të shkëlqejë në të njëjtën kohë. Dr.Nicole McNichols, është e njohur për ndarjen e këshillave për seksin në rrjete sociale. Në një postim të fundit, ajo tha se të pasurit orgazma të rregullta është një gjë e mirë për shëndetin në shumë mënyra. Ajo poashtu tha se seksi i bën mirë njerëzve, pasi i jep trupit një shtysë të madhe. Nga ndihma e njerëzve të ndihen të lumtur deri tek shtimi i një shkëlqimi të caktuar në lëkurën tuaj, Dr.Nicole tha se orgazmat me të vërtetë mund t’ju shpëtojnë jetën. “Një – orgazmat çlirojnë endorfinë dhe oksitocinë. Dy – duke folur për kimikatet, të pasurit e një orgazme liron hormonin prolaktinë, i cili ju bën të ndiheni të relaksuar dhe të përgjumur. Tre – orgazmat zvogëlojnë dëshirat tuaja për ëmbëlsirat dhe njerëzit që kanë nivele të balancuara mirë të insulinës jetojnë më gjatë. Katër – orgazmat lehtësojnë dhimbjen dhe nxisin shërimin, gjë që ju bën të jetoni më gjatë”, tha ajo, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.
Lifestyle Taluant Mehmeti, xhaz kitaristi i cili po e jeton ëndrrën amerikane tash e 10 vjet 2 months