Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertiza amerikane do të ndihmojë në rritjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri

NULL NULL
27.06.2024 19:18
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla u takua në Uashington, me Kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan, John Moolennar
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla u takua në Uashington, me Kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan, John Moolennar

Ekspertiza amerikane do të ndihmojë për kontrollin më efikas të internetit tek të rinjtë dhe rritjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm i vendit, Taulant Balla u takua në Uashington, me Kryetarin e Komisionit Special në Kongresin Amerikan, John Moolennar, njofton Klankosova.tv.

Balla zhvilloi një bisedë, që e konsideroi të frytshme, mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online.

“Ne i kushtojmë një vëmendje të shtuar keqpërdorimit të rrjeteve sociale për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme. Është i domosdoshëm verifikimi i moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmijët dhe adoleshentët”, nënvizoi Balla pas takimit me zyrtarin amerikan.

Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Evropian kanë kërkuar monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore, për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në proceset zgjedhore.

Kongresmeni Moolenaar është një zyrtar i njohur dhe mik i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Michigan.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.