Eksperti i sigurisë: Departamenti amerikan i Shtetit rrallë herë thotë se i dënon ashpër veprimet e një qeverie NULL NULL 28.05.2023 09:57 28.05.2023 09:57 Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Adrian Shtuni, ka folur lidhur me përshkallëzimet e tensioneve në veri të Kosovës. Shtuni tha se deklarata e fortë e DASH-it, ku lëshoheshin sinjale alarmi dhe dënoheshin veprimet e njëanshme të Kosovës, është tregues se është kaluar vija e kuqe nga kryeministri Albin Kurti. Eksperti theksoi se Kosovës në këto momente nuk i duhet një Oso Kukë, por një Ismail Qemali, pasi veprimet e njëanshme do të çonin në një izolim të plotë ndërkombëtarë. “Në momentin që Antoni Blinken të thotë që dënojmë ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës të cilët kanë përshkallëzuar në mënyrë të panevojshme tensionet në veri, duke minuar përpjekjet tona në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të ketë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe”. “E dini çfarë do të thotë kjo? Kjo është përtej paralajmërimit! E dini sa rrallë përdor Departamenti i Shtetit, shprehje të tilla si “dënojmë ashpër veprimet e një qeverie”, në rastet kur Koreja e Veriut bën teste bërthamore. Kjo gjuhë mund të përdoret në takime private, por nëse bëhet një deklaratë publike e këtij toni, këtu ke kaluar një vijë të kuqe. Kjo deklaratë nuk është dërguar nga një organizatë ndërkombëtare apo nga ndonjë OJQ, por është dërguar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pra këtu duhet t’I vihet gishti kokës. Kosovës nuk i duhet Oso Kuka, Kosovës i duhet Ismail Qemali. Kjo lloj mënyre të vepruari të çon te izolimi”, tha Shtuni për Euronews. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë