Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eksperti i sigurisë, Dashevci: Sulmi në veri plotëson kriteret për t’u cilësuar terrorist (VIDEO)

NULL NULL
26.09.2023 23:40
Arben Dashevci

Sulmi që ndodhi dy ditë më parë në Banjskë të Zvecanit, po vlerësohet të jetë më I madhi I përgatitur ndaj Republikës së Kosovës.

Është eksperti I sigurisë, Arben Dashevci, që thotë se ky sulm ishte terrorist.

“Sipas asaj që kemi mësuar në kriminalistikë dhe shkencat e sigurisë, sulmi plotëson kriteret e sulmit terrorist. Ka qenë sulm frontal, qëllim ka qenë vrasja e policit, të në dëmtojnë si shtet dhe kushtetutshmërinë”, është shprehur Dashevci për Klan Kosova.

Aksioni i policisë për të shpërndanë pako ushqimore për banorët lokalë, sipas tij nuk është I pari në raste të tillë dhe se ngjashëm është vepruar edhe në të kaluarën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.