Ekspertët: Urinimi gjatë seksit është shumë i zakonshëm, katër mënyra për t'u marrë me të

Ekspertët: Urinimi gjatë seksit është shumë i zakonshëm, katër mënyra për t’u marrë me të

NULL NULL
4 weeks më parë

Nëse jeni duke kryer marrëdhënie me partnerin tuaj, gjëja e fundit që dëshironi është që të keni nevojë të urinoni.

Por, ekspertët thonë se kjo është më e zakonshme nga sa mund të mendoni dhe se me miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo gjë.

Doktoresha, Amanda Savage tha se nuk ka asnjë shpjegim të saktë në lidhje me këtë çështje, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Disa gra mund të përjetojnë rrjedhje të urinës ndonjëherë gjatë përvojës së tyre seksuale, ndërsa disa të tjerave mund t’iu ndodh në këtë gjitha rastet”, u shpreh ajo.

Ajo tregonte çka duhet të këni parasysh kur vjen puna tek urinimi gjatë seksit dhe çfarë mund të bëni për këtë:

1.Flisni

Amanda sugjeron që një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë është të flasim me partnerin tonë.

“Mos harroni komunikimi me partnerin tuaj është jetike”, u shpreh ajo.

Hulumtimi i mëparshëm i publikuar nga ekspertët në Tajvan zbuloi se vetëm nëntë përqind e njerëzve do të pranonin të flisnin me partnerin e tyre në lidhje me këtë gjendje.

2.Bëni seks në dush

Amanda sugjeron të bëni seks në dush pasi kjo largon çdo shqetësim për rrjedhje të urinës.

“Vetëm sigurohuni që të merrni masat paraprake të sigurisë, si blerja e një shtrese kundër rrëshqitjes dhe shmangni çdo produkt me vaj”, tha ajo.

3.Urinoni para seksit

Kjo është një mënyrë tjetër për të shmangur urinimin gjatë seksit.

Amanda shpjegoi se ju duhet të zbrazni fshikëzën tuaj para dhe pasi të filloni të kryeni marrëdhënie intime me partnerin tuaj.

4.Mos urinoni në dush

Një mjek kohët e fundit zbuloi se urinimi në dush mund të jetë i dëmshëm.

Amanda tha që ju duhet të përdorni tualetin nëse keni nevojë të urinoni, por edhe ajo këshillon që ky proces të mos kryhet në dush.