Ekspertët tregojnë sëmundjet që mund t’i merrni nëse ndani shtratin me qenin tuaj NULL NULL 30.04.2023 16:17 30.04.2023 16:17 Pronarët e qenve janë paralajmëruar se mund të rrezikohen nga një sëmundje e keqe nëse ndajnë një shtrat me qenin e tyre të. Ekspertët kanë paralajmëruar se fjetja me qenin tuaj rrit mundësinë e transferimit të mikrobeve Insektet mund të shkaktojnë sipas tyre një sërë gjendjesh problematike duke përfshirë edhe zgjeben. Alejandra Perotti, profesoreshë në shkollën e shkencave biologjike në Universitetin e Reading, tha se marimangat mikroskopike parazitare që jetojnë brenda folikulave të qimeve të të gjithë qenve mund të jenë të dëmshme për personin i cili ndanë shtratin me ta. Sipas saj, kjo mund të shkaktojë një infeksion të lëkurës ose të ndikojë në rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar kështu vështirësi shëndetësore, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. “Nëse një pronar qeni ka një sistem të dobët imunitar, qoftë edhe përkohësisht, atëherë ai nuk duhet të ndajë shtratin e tij me qenin”, u shpreh ajo. Paralajmërimi tjetër është që qimet e lëshura në shtrat nga qeni, mund të shkaktojnë acarime të ndryshme në organizëm. “Qimet e lëshuara në shtrat mund të shkaktojnë shumë acarim jo vetëm për veten tuaj si pronar, por edhe për kafshën tuaj shtëpiake. Këto qime mund të strehojnë insekte dhe mikrobe që mund të kalojnë tek ju”, u shpreh tutje ajo. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.