15:25, 11 Korrik 2019

Nëse ju kanë tradhtuar ndonjëherë, e dini ndjesinë dhe thyerjen e zemrës që shkakton kjo gjë. Edhe të famshmit, duke filluar nga Siena Miller e deri te Taylor Swift, kanë folur rreth eksperiencave të tyre të tradhtisë dhe kanë treguar si kanë reaguar kur kanë zbuluar tradhtinë e partnerëve.

Por pse tradhtojnë njerëzit? Pse nuk i japin fund lidhjes nëse nuk janë të lumtur? Çfarë i bënë njerëzit të shkojnë drejt kësaj zgjedhjeje? Këto janë disa pyetje për të cilat nuk ka një përgjigje ekzakte, pasi ka arsye të ndryshme që i shtyjnë njerëzit drejt tradhtisë.

Shumë studime u janë dedikuar gjetjes së këtyre “pse-ve”, por një studim i ri ka hedhur më shumë dritë rreth arsyeve pse njerëzit tradhtojnë. Sipas këtij studimi të publikuar në “The Journal of Sex Research”, arsyeja numër një është mungesa e dashurisë.

Në studim u anketuan 495 të rritur për të mësuar arsyet e tradhtisë. 70% e të anketuarëve pranuan se arsyeja kryesore ishte se u ndjenë të lënë pas dore në marrëdhënien e tyre; seksualisht, emocionalisht ose të dyja bashkë. Ndërsa një artikull në Women’s Health zbuloi se gratë që kanë tradhtuar vepruan në mënyrë impulsive pasi u ndjenë të injoruara dhe të padashura.

Ndërsa, Eva Longoria ka një këshillë të mrekullueshme për këdo që është ndjerë i/e lënduar nga tradhtia e partnerit.

Nuk kishte të bënte me kë kishte zgjedhur ai. Unë kisha momente që mendoja ‘Ok, unë nuk jam mjftueshëm sexy? Nuk jam mjaftueshëm e bukur? Nuk jam mjaftueshëm e zgjuar?’ Pastaj menjëherë i ndaloja këto mendime ‘Jo, jo, jo …mos fillo me këto!’ Sepse ngecesh në atë cikël dhe mund ta përfshish edhe në gjëra të tjera“, është shprehur aktorja e famshme, shkruan classlifestyle, transmeton Klan Kosova.

Si përfundim, nëse nuk ndiheni të lumtur në marrëdhënien tuaj, flisni me partnerin dhe përballuni me situatën si të rritur që jeni.

Konkurs Pune

Lexo më shumë