Ekspertët tregojnë pse disa njerëz vazhdojnë të vuajnë nga pagjumësia pas COVID-it - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertët tregojnë pse disa njerëz vazhdojnë të vuajnë nga pagjumësia pas COVID-it

NULL NULL
18.03.2023 22:02

Përveç simptomave të zakonshme si kollitja dhe ethet, COVID-19, sipas ekspertëve shëndetësor shkakton disa implikime afatgjata si rënia e flokëve, ulja e dëshirës seksuale, vështirësitë në dëgjim dhe shikim, si dhe probleme me gjumin.

Ndërsa shumica e tyre largohen pas disa muajsh shërimi nga ky virus, shumë njerëz vazhdojnë të luftojnë me pagjumësinë.

Një studim, i botuar në “Frontiers”, vuri në dukje rreth 78.58 për qind e njerëzve nga vende të ndryshme të botës kanë ç’rregullime me gjumin pasi kanë kaluar COVID-in, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ekspertëve, çrregullimet përfshinin edhe problemet me frymëmarrjen gjatë fjetjes dhe çrregullimet e zgjimit nga gjumi.

Ata gjithashtu kanë dhënë edhe disa këshilla për të fjetur mirë, siç janë ushtrimet, kufizimi i pirjes së alkoolit dhe kufizimi i përdorimit të telefonit para gjumit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.