Ekspertët reagojnë: Virusi papiloma nuk është turp NULL NULL 18.02.2019 21:30 18.02.2019 21:30 Në qoftë se jeni prekur nga virusi papiloma i njeriut (HPV) nuk është diçka e turpshme dhe është virus tejet i zakonshëm, thonë ekspertët. Ky reagim i ekspertëve shëndetësorë vjen pasi një anketim i 2 mijë grave tregoi se ende ka stigma rreth këtij infeksioni, i cili bartet përmes marrëdhënieve seksuale dhe lidhet me kancerin. Organizatat bamirëse janë të shqetësuara se një gjë e tillë mund të ndikojë tek gratë që të mos kryejnë testet e nevojshme. Pavarësisht se katër në çdo pesë persona preken nga HPV gjatë jetës së tyre, shumë njerëz shqetësohen më shumë për atë që partneri i tyre mund të mendojë për ta nëse ata do të diagnostikoheshin me virusin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day