Ekspertët: Njerëzit mund të jetojnë deri në 140 vjet para se të përfundojë ky shekull NULL NULL 31.03.2023 17:46 31.03.2023 17:46 Shkencëtarët kanë thënë se një numër i caktuar njerëzish mund të arrijnë të jetojnë deri në moshën 140 vjeçare para se të mbarojë ky shekull. Disa nga të lindurit në vitin1950 janë në rrugën e duhur për të vazhduar përpara pasi kanë jetuar me vite të tëra të mjekësisë moderne. Shëndeti më i mirë publik dhe një botë më e sigurt mund të ndihmojnë gjithashtu që rekordi të thyhet shpesh në dekadat e ardhshme. Ekspertët thonë se të jetosh mbi 120 vjet mund të bëhet normë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Ata arritën në përfundimin e tyre duke studiuar të dhëna nga 19 vend, përfshirë edhe Britaninë e Madhe. David McCarthy tha se njerëzit e lindur nga viti 1900 deri në 1950 tashmë po përjetonin atë që ata e kanë cilësuar si “shtyrje të vdekjes”. “Rezultatet tona tregojnë potencial të rëndësishëm për thyerjen e rekordeve, pasi njerëzit nuk dukej se po arrinin një kufi moshe”, u shpreh ai. Tutje, eksperti bëri të ditur se të dhënat tregojnë se gratë në Japoni mund të arrijnë të jetojnë deri në 145 vjet. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.