Ekspertët: Mos i kafshoni apo lëpini buzët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertët: Mos i kafshoni apo lëpini buzët

NULL NULL
01.04.2023 17:24
Kafshimi i buzëve

Pigmentimi është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, i tillë quhet kur lëkurës i shfaqen njolla të errëta.

Ngjashëm me pigmentimin e lëkurës, pigmentimi i buzëve është gjithashtu një problem shumë i zakonshëm dhe si për burrat ashtu edhe për gratë.

Doktoresha estetike, Geetika Mittal Guptam është shprehur se errësimi i buzëve mund të jetë rezultat i hiperpigmentimit, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

“Pigmentimi i buzëve është mjaft i zakonshëm dhe mund të kthehet lehtësisht duke përdorur përbërësit e duhur dhe duke bërë trajtimet e duhura”, është shprehur ajo.

Ajo ka dhënë disa këshilla për të parandaluar pigmentimin e buzëve, duke thënë që nuk duhet kafshuar ose lëpirë buzët.

Sipas saj, pastrimi dhe lëpirja e buzëve mund të shkaktojë hiperpigmentim, i cili vjen si pasojë e inflamacionit.

Ajo gjithashtu tha se duhet të përdorni krem kundër dielli në buzët tuaja, para se të dilni jashtë, si dhe të ndaloni pirjen e duhanit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.