Ekspertët flasin për dallimet simptomatike midis skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertët flasin për dallimet simptomatike midis skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar

NULL NULL
23.05.2023 17:35
skiziofrenia

Derisa çrregullimi bipolar dhe skizofrenia janë dy çrregullime të shëndetit mendor, njerëzit mund të ngatërrojnë simptomat e njërës me tjetrën.

Çrregullimi bipolar karakterizohet nga ulje dhe ngritje intensive e humorit, energjisë dhe aftësisë së një personi për të funksionuar. Skizofrenia nga ana tjetër është një çrregullim ku njerëzit e perceptojnë realitetin në mënyrë jonormale dhe simptomat mund të përfshijnë halucinacione, deluzione dhe të menduar dhe sjellje të çrregullt.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, në rast të çrregullimit bipolar, një person alternon midis manisë dhe depresionit, dhe në mes ka edhe disponim normal. Gjatë episodeve të manisë, një person mund të ketë humor të ngritur, nivele të rritura energjie, sjellje impulsive dhe të rrezikshme ose vështirësi për t’u fokusuar ndërsa gjatë fazës depresive, një personi mund të ketë mungesë energjie, të tërhiqet nga shoqëria, të trishtohet dhe të bëhet i pashpresë, shkruan Hindustantimes, përcjell Klankosova.tv

Skizofrenia, nga ana tjetër, është një çrregullim mendor kronik dhe i rëndë që ndikon në të menduarit, perceptimin, emocionet dhe sjelljen e një personi. Ajo karakterizohet nga simptoma si halucinacione (perceptimi i gjërave që nuk janë aty), deluzione si dhe të menduarit dhe të folurit e çorganizuar. Po ashtu ulja e shprehjes emocionale, tërheqja sociale dhe mungesën e motivimit, janë gjithashtu të pranishme. Ndryshe nga çrregullimi bipolar, ku luhatjet e humorit janë qendrore, skizofrenia përfshin kryesisht ndërprerje në proceset e të menduarit dhe perceptim, me psikozën që është një tipar thelbësor.

Një dallim i rëndësishëm midis çrregullimit bipolar dhe skizofrenisë është prania e simptomave të humorit. Çrregullimi bipolar karakterizohet kryesisht nga episode të dallueshme të gjendjeve maniake dhe depresive, ku luhatjet e humorit janë qendrore për çrregullimin. Në të kundërt, skizofrenia karakterizohet nga ndërprerje në të menduarit, perceptimi dhe sjellja, me psikozën (halucinacionet dhe deluzionet) si një tipar qendror. Përveç kësaj, mosha e fillimit ndryshon midis dy çrregullimeve. Çrregullimi bipolar shpesh shfaqet në adoleshencën e vonë ose në moshën e rritur. Skizofrenia është zakonisht më e zakonshme te meshkujt dhe te të moshuarit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.