Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertët e muzikës suedeze : Shqipëria shkon në finale

NULL NULL
29.04.2015 10:56

Elhaida Dani fitoi gjysmëfinalen e parë në programin televiziv suedez “Inför Eurovision” i cili trasnmetohet para Eurovizionit në Radio Televizionin Publik Suedez STV1.
Në këtë program televiziv mbledhën një grup ekspertësh muzikorë të cilët vlerësojnë të gjitha këngët pjesëmarrëse të gjysmëfinales së parë të Eurovision.

Pas vlerësimit që u bë për gjithë këngët, ishte zëri dhe kënga e Elhaida Danit ajo e cila mori më shumë pikë dhe së bashku me këngën e Estonisë u renditën në fillim të tabelës.
Kryetari i delegacionit suedez , Christer Björkman tha fjalët më të mira duke qenë i sigurt se Shqipëria do të shkojë në finale.
“Ajo është vërtet shumë e mirë dhe kënga vjen afër fundit të mbrëmjes, pas disa këngëve të mërzitshme. Shqipëria ka një festival me tradita, që fokusohet në vokalet e forta dhe fituesi shkon në Eurovizion, prandaj ata kanë gjithmonë vokalistë të mirë. Shkon patjetër në finale.”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.