Eksperiment: Tingujt e këngëve të Adele ulin stresin tek shoferët në trafik NULL NULL 14.11.2019 18:00 14.11.2019 18:00 Dëgjimi i këngëve të Adele në makinë mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të zemrës, thonë shkencëtarët. Hulumtuesit realizuan një studim të vogël për gratë e reja në rrugët në Brazil dhe gjetën se dëgjimi i Enya-s dhe versioneve instrumentale të këngëve të Adele i qetësuan. Versionet me pioano të “Someone Like You” dhe “Hello” u përfshinë në një listë të krijuar për të qetësuar shoferët e mbërthyer në trafik. Muzika uli luhatjet në rrahjet e zemrës së tyre, të cilat me kalimin e kohës, mund t’i ndihmojnë ata të shmangin problemet serioze shëndetësore. Muzika është zbuluar se nënndërgjegjeshëm ndikon në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin në sistemin nervor, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjen e zemrës. Ky eksperiment i shkallës së vogël u realizua nga shkencëtarët në dy universitete në São Paulo, Brazil, Universiteti Oxford Brookes dhe Universiteti Parma në Itali. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day