Eksperët për aksidentin në Bullgari: Drejtuesi e ka humbur orientimin për shkak të infrastrukturës NULL NULL 25.11.2021 07:59 25.11.2021 07:59 Shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia veriore të martën mbrëma, ku humbën jetën 45 persona, ka shumë të ngjarë të jetë humbja e orientimit hapësinor të ngasësit për shkak të gjendjes infrastrukturore, duke përfshirë rrugën, tabelat dhe shenjat. Në këtë mendim kanë dalë ekspertët nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev. Mbrëmë ata kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar, shkruan Dnevnik.bg, transmeton Klankosova.tv. Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur, megjithatë Georgiev tha se gjendja e shenjave është e keqe. Ekspertët vlerësojnë se ky është një version funksional, por mund të ketë arsye të tjera. Shkelje e rregullores është edhe udhëtimi me fëmijë gjatë natës dhe transporti i mundshëm i lëndëve të ndezshme. Tutje, Krassimir Georgiev gjithashtu theksoi se menjëherë pas aksidentit dy autobusët e tjerë të kolonës u nisën me shpejtësi të plotë drejt kufirit dhe duhej të ndaloheshin e të kontrolloheshin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 12 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 18 minuta më parë