Eksperët britanikë paralajmërojnë sërish mbyllje për shkak të variantit të ri të COVID-19 NULL NULL 03.12.2021 20:37 03.12.2021 20:37 Puna nga shtëpia mund të bëhet përsëri normë pasi Mbretëria e Bashkuar po lufton me “Omicron”, variantin e ri të COVID-19. Profesori, David Spiegelhalter Kryetar i Qendrës Ëinton për Komunikimin e Rrezikut dhe Evidencës, Universiteti i Kembrixhit, tha se masat mund të shtërngohen sërish. Puna nga shtëpia është pjesë e “Planit B” të qeverisë, i cili përfshin gjithashtu pasaportat e vaksinave. Spiegelhalter gjithashtu tha se ka pasiguri të mëdha rreth “Omicron”, i cili dyshohet se do të përhapet më shpejt, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. “Ne jemi zhytur në një situatë me pasiguri të re. Nuk e dimë si ndikon vaksina në këtë variant, na duhet të zbulojmë më shumë”, u shpreh ai. Tutje, ekspertët thonë se ka prova që “Omicron” po përhapet shpejt, në krahasim me atë që shihet vetëm tek udhëtarët që janë kthyer nga vendet e Afrikës së Jugut ose kontaktet e tyre.
Kosova Haradinaj takohet me kongresistin Ritchie Torres në ShBA, e fton për vizitë në Kosovë 6 minuta më parë
Kosova Osmani për takimin për Asociacionin: Çka vjen prej Amerikës është e mirë (VIDEO) 12 minuta më parë