10:10, 29 Korrik 2020

Futbollisti i Kosovës Milot Rashica, ekskluzivisht në emisionin Ndrrimi i Natës në Klan Kosova ka folur për ëndrrën që e kanë lojtarët e Kosovës.

Rashica tha se kualifikimi mbetet i vështirë, por beson se kjo do të bëhet realitet.

“Kjo është jashtëzakonisht e madhe për tifozët për shtetin, është ëndërr edhe për lojtarët që me u kualifikua në një kompeticion të madh. Vullneti dhe dëshira është shumë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë dhe kjo është ajo që na jep vullnet dhe motiv”.

Ylli i Werder Bremenit-it theksoi se kundërshtarët nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë.

“Presion ka kapak por edhe kundërshtari nuk duhet të nënvlerësuar se kanë bërë ndeshje shumë të mirë. Kjo është ëndrra jonë por është e çdo tifozi të Kosovës që me marr pjesë në Kampionatin Evropian”.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë