EKSKLUZIVE: Rrëfimi për policin shqiptar që u vra në Kumanovë (VIDEO) NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 Në mesin e 8 policëve të vrarë në konfliktin e Kumanovës ishte edhe Isamedin Osmani. Vëllai i të ndjerit ka folur ekskluzivisht për Klan Kosovën dhe ka rrëfyer detaje nga dita e ngjarjes. Në konfliktin e armatosur që u zhvillua me 9 dhe 10 maj në Kumanovë, njëri ndër policët e vrarë ishte edhe Isamedin Osmani. 32 vjeçari ishte pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Maqedonisë. Klan Kosova sjell rrëfimin ekskluziv të vëllait të të ndjerit. Nuhi Osmani ka thënë se në ditën e 9 majit, kontakti me Isamedinin ka qenë i pamundur pas orës 17:00. Lajmin për vrasjen e vëllait të tij Isamedinit, Nuhiut ia kanë kumtuar kolegët policë. Familjari i policit të vrarë në Kumanovë thotë se nuk është i sigurt nëse Isamedini e dinte saktë se për ku ishte nisur me detyrë atë ditë. Ndonëse polici shqiptar ishte në anën e policisë maqedonase, Nuhiu thotë se nuk e ka dëgjuar askënd të flasë keq dhe as ta kenë quajtur tradhtar Isamedinin, transmeton Klan Kosova. Mirëpo, në varrimin e 32 vjeçarit, nuk kishin marrë pjesë asnjëri nga përfaqësuesit e shtetit apo dikush prej liderëve të partive politike në Maqedoni – madje as ata shqiptarë. Nuhi Osmani ka thënë se ai nuk ka qenë pjesëmarrës i UÇK-së dhe se edhe më herët kishte marrë pjesë në aksionet e forcave të rendit të Maqedonisë. Isamedin Osmani ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij, djalin Jahjanë 6 vjeçar dhe vajzën Isranë 5 vjeçare. Gazetari Kosovë Gjoci sjell rrëfimin.
Lajme Miliarderi saudit investoi miliona dollarë në kompanitë ruse, gjatë luftës në Ukrainë 14/08/2022