Ekskluzive për Gurmanët e Basketbollit: Në ASIST 472, yjet e Kosovës pas fitores me Danimarkën

Ekskluzive për Gurmanët e Basketbollit: Në ASIST 472, yjet e Kosovës pas fitores me Danimarkën

NULL NULL
2 months më parë

Emisioni i parë dhe i vetëm ekskluziv për basketboll në shqiptari sonte sjell komplet përmbledhjen e përballjeve me Norvegjinë dhe Danimarkën në kuadër të ciklit të ri të parakualifikimeve të Përfaqësueses së Kosovës, kësaj here për Eurobasket 2025.

Mysafirët ekskluziv në studio yjet e Kosovës: Drilon Hajrizi, Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati, për shikuesit e ASISTIT flasin për eksperiencën e tyre kundër norvegjezëve në Bergen dhe danezëve në Prishtinë.

Gjithashtu në ASIST vijnë edhe komentatori i ndeshjes Norvegji-Kosovë, Arbër Loxha – Drejtor i Sportit në Kujtesa dhe trajneri e analisti Andin Rashica të cilët analizojnë kët dy ndeshje, çka nuk shkojë me Norvegjinë dhe çka shkoi në fitoren e madhe kundër Danimarkës.

ASISTI 472 gjithashtu sjell parakualifikimet e Shqipërisë për Eurobasket 2025 dhe në rubrikën ekskluzive “SHQIPTARËT NË BOTË” sukseset e Edon Maxhunit me Përfaqësuesen e Finlandës ndaj Suedisë dhe Kroacisë në eliminatoret për Kupën e Botës 2023, si dhe startin historik të Ligës Unike për Femra

ASISTI 472 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën me gjitha këto tregime dhe analiza speciale sonte nga ora 21 në Art Sport 1 dhe dhjetë  minuta pasmesnate në Klan

Kosova, vetëm dhe ekskluzivisht në vendin ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë, platformën Artmotion.