Lajmet e fundit

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri te përballja e madhe mes Austrisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Atmosfera në kryeqytetin austriak tashmë ka filluar të ndihet, teksa stadiumi legjendar “Ernst-Happel-Stadion” është gati për këtë duel të shumëpritur.
Gazetari i Klan Kosovës, Andi Shabani, i cili gjendet në Vjenë, raporton nga afër mbi gjendjen e arenës ku do të luhet ndeshja e së shtunës.
Është një tapet krejtësisht i ri, fusha është e re për këtë ballafaqim dhe nesër do të zhvillohet ndeshja e parë pra mes Austrisë dhe Kosovës me këtë me këtë fushë. Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit sot në Prishtinë. Përzgjedhësi Franco Foda nuk ka vendosur që të bëjë stërvitje në këtë stadium, duke e bërë në paraditen në Prishtinë dhe tashmë kanë arritur në Vjenë. Dhe pas pak do të zhvillohet edhe konferenca për media e Franco Fodës, i cili natyrisht mund të jetë karta e fshehur e Kosovës në këtë ballafaqim, marrë parasysh faktin që pikërisht Foda ka qenë ish-përzgjedhës i Austrisë, madje kishte arritur që këtë kombëtare ta dërgojë deri në Kampionatin Evropian” ka thënë Shabani.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur që stërvitjen e fundit taktike ta zhvillojë paraditen e sotme në Prishtinë, duke anashkaluar seancën në stadiumin e Vjenës.
Dardanët tashmë kanë mbërritur në Austri dhe pas pak Foda do të paraqitet në konferencën zyrtare për media.
Kosova hyn në këtë përballje me moral të lartë pas fitores minimale 1:0 ndaj Irlandës. Në anën tjetër, edhe Austria vjen nga fitorja 3:1 përballë Izraelit, një triumf ky që erdhi me më shumë vështirësi sesa pritej.
Kjo super-ndeshje mes Austrisë dhe Kosovës zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 18:00, dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova.