Ekskluzive në Artmotion dhe Klan Kosova: Krasniqi lufton për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës ndaj Bosel

Ekskluzive në Artmotion dhe Klan Kosova: Krasniqi lufton për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës ndaj Bosel

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 2 weeks më parë

Palestra “Getec Arena” në Magdeburg do të jetë e mbushur sonte dhe gati për spektaklin e madh dhe betejën titanike mes Robin Krasniqit dhe Dominic Bosel, e cila do të jetë e vlefshme për titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda që tani për tani e mban boksieri kosovar.

Artmotion dhe Klan Kosova patën në transmetim edhe ndeshjen e parë mes këtyre dy gjigantëve të boksit dhe normalisht që do ta ketë edhe të dytën e cila është shumë e rëndësishme, sepse është vetëm hera e parë që një boksier shqiptar mbron titullin kampion bote.

Kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova rreth orës 23:30 nën komentimin e Emanuell Sylës.

Kjo do të jetë sfida e dytë mes këtyre dy boksierëve, pasi e para ishte zhvilluar 11 muaj më parë ndërsa Krasniqi bëhej për herë të parë kampion bote duke e rrëzuar me knockout kundërshtarin në raundin e tretë ndonëse nuk shihej si favorit i madh para duelit.

Deklaratat para duelit:

Robin Krasniqi: “Ishte një vit i jashtëzakonshëm. Kam bërë gjithçka për të qenë gati për këtë sfidë. Zakonisht nuk shikoj duelet e mia, por transmetimi i fitores së duelit të kaluar ndaj Bosel më ka mbajtur të motivuar që të punoj akoma më shumë. Të shtunën unë duhet të shfaq më të mirën time dhe jam i sigurt që do ta bëj këtë gjë”.

Dominic Bose: “Nëse gaboj përsëri në këtë duel nuk do të merrem më me boks. Nuk ka arsye më për të mos fituar, sepse nuk pata as lëndim dhe asnjë problem gjatë përgatitjeve. Kur e humba titullin ishte shumë e dhimbshme për mua, por tani erdhi koha. Jam shumë gati dhe kam ndalur edhe rrjetet sociale për të qenë totalisht i fokusuar në duelin ndaj Krasniqit”.