Ekskluzive: Ndalohen pesë policë për ‘vrasjen nga pakujdesia’ të 27-vjeçarit në Lipjan NULL NULL 07.07.2025 19:52 07.07.2025 19:52 Policët e Lipjanit të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në orët e para të së hënës, kanë përfunduar në mbajtje. Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se pesë zyrtarët policorë janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit pasi u suspenduan me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Prokurori nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për këtë masë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, transmeton klankosova.tv. Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar pas pranimit të informacionit se i njëjti, dyshohej se nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë. Në reagimin e Policisë thuhet se njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë 27-vjeçarit, por “përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”. Klankosova.tv sot ka publikuar pamjet nga momenti kur Policia ka intervenuar, që pritet të analizohen nga hetuesit e IPK-së dhe do të shërbejnë si provë shtesë në hetimin e rastit./Klankosova.tv Pamje kur Policia e vë nën kontroll 27-vjeçarin në Lipjan, pak çaste para vdekjes së tij (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025