EKSKLUZIVE: Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO) NULL NULL nga Yllnora Elshani 25.09.2023 22:01 nga Yllnora Elshani 25.09.2023 22:01 Pamje ekskluzive të regjistruara nga një dron tregojnë momentin kur grupi i terroristëve serbë largohet nga Manastiri i Banjskës në Zveçan, pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë. Ngjarja tragjike, rezultoi me humbjen e jetës së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e disa zyrtarëve të tjerë, transmeton klankosova.tv. Këto pamje, pasqyrojnë dinamikën e grupit terrorist në përpjekjen e tyre për të fshehur veprimtarinë pas sulmit.