Ekskluzive: Lajçak viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë në luftë (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 27.06.2022 20:20 nga Besnik Tahiri 27.06.2022 20:20 I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhet zyrtari më i lartë evropian e botëror deri tani që vizitoi ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” Aty janë të shënuar emrat e 1 mijë e 24 fëmijëve që u vranë gjatë luftës dhe 109 të tjerëve që figurojnë të zhdukur. Janë ekspozuar edhe sende e fotografi që tregojnë për jetët e më të vegjëlve që jeta iu ndërpre mizorisht. Nikoqir i mysafirit ishte drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë, Bekim Blakaj. Ekspozita “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë“ ndodhet në hapësirën Qendra e Dokumentimit Kosovë. “Është prekëse sepse kur shihni këto fotografi ju e kuptoni se pas çdo statistike qëndrojnë jetët njerëzore. Kur shihni fëmijët që janë më të pafajshmit e më të pambrojturit, natyrshëm pastaj e kupton më shumë fytyrën jo-humane të luftës. Kam mirënjohje për gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë ekspozitë dhe gjithë punën që po bëhet për të ruajtur kujtesën dhe natyrisht për t’u siguruar që kjo mos të përsëritet më kurrë”, tha Lajçak ekskluzivisht për Klan Kosova. Nën lehtësimin e Lajçak, Kosova e Serbia po mundohen që së shpejti të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për personat e pagjetur të zhdukur në luftë. Emisari thotë se janë afër nënshkrimit që mëtohet të bëhet nga udhëheqësit e dy vendeve. “Jemi shumë afër“, shtoi diplomati sllovak. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bogujevci: Kujt po i konvenon me pasë foton e fundvitit të Listës Serbe në kuvend? 14 minuta më parë
Kosova Ky është objekti që ndërmarrja "Ibër Lepenci" po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi 2 orë më parë