Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar që dyshohet se rrahu brutalisht një qytetar në Prizren NULL NULL 16.06.2025 10:35 16.06.2025 10:35 Arrestim - Fotografi ilustruese Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për zyrtarin policor të Trafikut, Remzi Pulaj. Pulaj dyshohet se e ka grushtuar një qytetar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dielën kur viktima ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik, transmeton Klankosova.tv Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe intervistimin e zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor që ishte përfshirë në këtë incident. Arrestimi i të dyshuarit është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra. /Klankosova.tv Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 1 orë më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 2 orë më parë