Kjo është lista e kandidatëve të PDK-së për deputetë NULL NULL 11.12.2024 19:48 11.12.2024 19:48 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza dhe kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Lideri i PDK-së, përmes një video-adresimi, është shprehur se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë. “Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi. Krasniqi theksoi se suksesi i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit është i garantuar me këtë listë të prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza. “Përkushtimi dhe mbështetja juaj janë të pazëvendësueshme për Partinë Demokratike të Kosovës. Urime të gjithë kandidatëve tanë! Duke mbështetur njëri-tjetrin dhe të prirë nga kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, suksesi ynë është i garantuar. Faleminderit, dhe le ta fitojmë këtë betejë së bashku!”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ushtria e profileve të rreme: Si po e manipulon Qeveria Kurti opinionin publik? (VIDEO) 21 minuta më parë
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 24 orë më parë