EKSKLUZIVE: Ja pse nuk u liberalizuan vizat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EKSKLUZIVE: Ja pse nuk u liberalizuan vizat

NULL NULL
18/12/2015

Klan Kosova ju sjell më poshtë 8 kriteret e parashtruara nga Bashkimi Evropian të cilat Kosova duhet t`i përmbush për liberalizimin e vizave.

Reintegrimi –

  1. Fondi për reintegrim duhet të shpërndahet në plotëni, me fokus të veçantë në ofrimin e ndihmës për punësim, biznese të vogla, trajnime dhe kurse gjuhësore për fëmijë.

Siguria e dokumenteve

  1. Legjislacioni sekondar për ndryshimin e emrave

Menaxhimi i kufijve

  1. Ratifikimi në Kuvend i Demarkacionit me Malin e Zi

Azili

  1. Monitorimi i arsyeve për pranueshmërinë e ulët të kërkesave për azilkërkuesit kosovarë.

Rendi publik dhe siguria

  1. Më shumë gjykatës dhe staf për krimet serioze nëpër gjykatat kosovare
  2. Lista/regjistri i vendimeve gjyqësore dhe konfiskimeve për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe dhënia e mandatit dhe resurseve për koordinatorin qendror në luftë lundër korrupsionit
  3. Sigurimi i pavarësisë së Organit Mbikëqyrës për Prokurim Publik

Të drejtat fundamentale në lidhje me lirinë e lëvizjes

  1. Sigurimi i hapësirave dhe pavarësisë së plotë buxhetore për institucionin e Ombudspersonit.