20:12, 4 Qershor 2015

Seksioni për media i ISIS-it, Alhayat Media Center, e ka publikuar një dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan.

Aty paraqitet edhe një kontekst i ateizmit komunist dhe flitet për Enver Hoxhën, transmeton Klan Kosova.

Dy shqiptarët që flasin janë Abu Bilqis (Al Albani), minuta 5:50 dhe Abu Muqatil (Al Kosova) minuta 15:15.

Abu Muqatil e thotë një porosi për jobesimtarët në Ballkan, transmeton Klan Kosova.

 

“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ia bani myslimanëve”

“Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”.

“Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut”

 “Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve.

Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë.

Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja

Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja

Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur ju flini.

Ne do t’ju mposhtim juve me lejen e Allahut.

Do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut.

Do t’ju vijmë me eksplozivë”.

 

Dokumentari i plotë

https://www.youtube.com/watch?v=ufMll-TEBp4

Konkurs Pune

Lexo më shumë