Ekskluzive: Beqë Cufaj dekretohet ambasador i Kosovës në Gjermani (DOKUMENT) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Beqë Cufaj dekretohet ambasador i Kosovës në Gjermani (DOKUMENT)

NULL NULL
12/04/2018

Presidenca e  Kosovës ka emëruar Beqë Cufajn ambasador rezident në Republikën Federale të Gjermanisë.

Me këtë dekret, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të presidentit  Hashim Thaçi.

Beqë Cufaj është shkrimtar dhe gazetar.

Ai ka studiuar gjuhën dhe letërsinë në Prishtinë dhe jeton në Shtutgart.

Pozitën e diplomatit kosovar në Gjermani deri më tani e mbante Astrit Zemaj