EKSKLUZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 

EKSKLUZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 

NULL NULL
2 months më parë

Sot Federata e Futbollit të Kosovës dhe “Art Motion & Klan Kosova”, kanë vazhduar kontratën e bashkëpunimit për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superligës për edicionin 2021/2022.

Duke konstatuar se “Art Motion dhe Klan Kosova” edicionin e kaluar kishte bërë ofertën më të mirë dhe kishte fituar të drejtën e transmetimit për edicionin 2020/2021 dhe mundësinë e vazhdimit të kontratës, Komisioni i FFK-së mori vendim për vazhdimin e kontratës të njëjtës kompani edhe për një vit, pasi që ishte oferta më e mirë.

“Art Motion dhe Klan Kosova” gjithashtu kanë fituar të drejtën e transmetimit edhe të Ligës së Parë për edicionin 2021/2022, si dhe transmetimin e garave të Kupës së Kosovës. Për të gjitha këto të drejta televizive, FFK dhe “Art Motion e Klan Kosova” janë treguar kompanitë më meritore në përfitimin e të drejtave televizive. Pas marrjes së vendimit, presidenti i FFK-së Agim Ademi ka falënderuar kompaninë “Art Motion” dhe televizionin “Klan Kosova” për bashkëpunimin dhe njëherësh i ka përgëzuar ata për ofertën e kënaqshme, duke iu uruar suksese. Sic dihet FFK-ja të gjitha të hyrat nga e drejta vendore televizive nga kjo kontratë me një cmim rekord do i dhuroj si mbështetje financiare Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë.

Kompania lidere e vendit në telekomunikacion “Artmotion” vazhdon të surprizojë publikun me prurjet e ngjarjeve më të mëdha sportive vendore e ndërkombëtare si:  Champions League, Europa League, Europa Conference League, La Liga, Serie A, Ligue 1, Coppa Italia, Superliga e Kosoves, Liga e Zvicres, Kupa e Gjermanisë, Liga e Turqisë, Sportoto.

Poashtu ne Artmotion jane edhe ngjarjet tjera sportive si NBA, Superliga e Basketbollit te Kosoves, Liga Unike, Süper Lig e Turqise, Euroliga, Legabasket , Formula 1, Moto GP, One Championship, Ëimbledon dhe natyrisht te gjitha garat e JUDO-s.

Ekskuziviteti ka vetëm një emër, Artmotion!