Ekskluzive: Arratiset i dyshuari për sulmin te Gjykata në Suharekë, emër i njohur për Policinë NULL NULL 18.06.2025 12:35 18.06.2025 12:35 Një rast i rëndë ka ndodhur sot në oborrin e degës së Gjykatës në Suharekë, ku një palë që ka pasur seancë lidhur me një rast, e ka sulmuar brutalisht palën tjetër, raporton Klankosova.tv. Siç mëson ekskluzivisht Klankosova.tv, i dyshuari ka ikur dhe tashmë po kërkohet nga Policia. Sipas informacioneve të para, i dyshuari është emër i njohur për Policine. Në rastin për të cilin palët kanë pasur sot seancë, i dyshuari për sulm është palë e dëmtuar. /Klankosova.tv Sulm brutal në oborrin e Gjykatës në Suharekë (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.