Ekskluzive: Ahmeti dhe Thaçi kërkojnë kryeministrin, presidentin ose kryeparlamentarin e Maqedonisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzive: Ahmeti dhe Thaçi kërkojnë kryeministrin, presidentin ose kryeparlamentarin e Maqedonisë

NULL NULL
27/05/2015
Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë folur me një gjuhë të përbashkët në takimin e katër liderëve të zhvilluar në Shkup një ditë më parë. Ata kanë kërkuar miratimin e një dokumenti 7 pikësh, përfshirë këtu edhe kërkesën që një shqiptar të jetë në krye të një nga tre pozitave kryesore në shtet

Rrallë e hiç i kemi parë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë të flasin me një gjuhë të përbashkët.

Por kjo ka ndodhur në takimin e katër liderëve të subjekteve politike të zhvilluar një ditë më parë në Shkup.

Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë kërkuar miratimin e një dokumenti 7 pikësh, që flet për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoni, si  një rrugëdalje nga kriza e thellë politike që ka përfshirë Shkupin zyrtar.

Siç merr vesh Klan Kosova, në takimin e zhvilluar në Klubin e Deputetëve në Shkup, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi kanë insistuar në miratimin e dokumentit kur në tryezë kanë pasur përballë kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev.

Ahmeti dhe Thaçi kanë drejtuar një kërkesë fundamentale në këtë dokument.

Ata kanë kërkuar që të garantohet se një shqiptar do të drejtoj një nga tre postet kryesore të Maqedonisë. Kjo do të thotë pozitën e Kryeministrit, Presidentit ose Kryetarit të Kuvendit.

Kjo kërkesë e liderëve të BDI-së dhe PDSH-së nuk ka gjetur mirëkuptim nga Gruevski dhe Zaev, gjatë takimit të së martës.

Më tutje në dokumentin shtatë pikësh të cilin e posedon Klan Kosova, Ahmeti dhe Thaci kanë kërkuar zbatimin e pozitës juridiko-kushtetuese të shqiptarëve sic parasheh Marrëveshja e Ohrit.

Dy liderët kërkojnë  vendimmarrje konsensuale dhe ndarje të drejtë dhe proporcionale të buxhetit të shtetit.

Në dokument kërkohet zyrtarimi i plotë i gjuhës shqipe në Maqedoni dhe de-etnizimi i simboleve shtetërore, që përfshin (flamurin, himnin dhe stemën)

Sipas këtij dokumenti dhe përtej marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët kërkojnë ndarje të re territoriale.