Ekonomisti Bellaqa për 100 milionëshin: Nuk është lëmoshë! (VIDEO) NULL NULL 15.04.2022 15:38 15.04.2022 15:38 Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, e ka quajtur si hap tejet pozitiv vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë 100 milionë euro si ndihmë. “Nuk janë lëmoshë, janë ndihmë në këtë kohë”, ka qenë përgjigja e tij në emisionin e ekonomisë, PORTOFOL në Klan Kosova FM, kur është pyetur për cilësimet rreth shumës prej 100 euro të ndarë për punëtorët, studentët e pensionistët. “Janë 800 mijë familje që përfshihen në këtë ndihmë. Vihen para në qarkullim duke u rritur fuqia blerëse – fuqia konsumatore. Është veprim që duhet përshëndetur. Po të ishte në kohë fushatë nuk do ta arsyetoja”, ka thënë Bellaqa. Në pikën se nëse si pasojë e shpërndarjes së këtyre mjeteve mund të ketë ringritje të çmimeve, ai thekson: Janë institucionet si Ministria e Financave, Banka Qendrore e Kosovës, Dogana, ATK. Inspektorët duhet të dalin në treg”. Bellaqa hap pozitiv e ka quajtur edhe ngritjen e pagës minimale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë