Ekonomia e Britanisë së Madhe në recesion

Ekonomia e Britanisë së Madhe në recesion

1 muaj më parë

Ekonomia britanike ka pësuar rënie prej 20.4 për qind, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Kjo si rezultat i pandemisë COVID-19, njofton Zyra Kombëtare të Statistikave të Britanisë së Madhe.

Kjo njëherësh po cilësohet edhe si rënia më e madhe ekonomike që nga viti 1955, çka  do të thotë se ekonomia e Britanisë edhe zyrtarisht ka hyrë në recesion.

Ministri i Financave në Britani, Rishi Sunak tha se ekonomia e vendin gjendet në një fazë të rëndë.

” Tani gjendemi në një fazë të rëndë për sa i përket ekonomisë, pasi qindra e mija njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës,dhe fatkeqësisht kështu pritet të ndodh edhe muajve në vijim”,shkruan CNN përcjell Klan Kosova.

Recesionin e ekonomisë britanike e ka konfirmuar edhe G7-ta, sipas së cilës Britania e madhe ka pësuar rënie të madhe në muajt e fundit.