Ekonomia e Bashkimit Evropian në stagnim, Eurozona në cep NULL NULL 31.01.2023 18:10 31.01.2023 18:10 Aktiviteti ekonomik i Bashkimit Evropian ka stagnuar në çerekun e katërt të 2022-ës dhe në Eurozonë ka pasur një rritje modeste prej 0.1 përqind. Sipas kësaj të dy zonat janë në pikat më të ulëta në dy vitet e fundit, sipas të dhënave preliminare të Eurostat, transmeton KlanKosova.tv. Rregullimi sezonal në BE i Bruto Produktit Vendor ka mbetur i pandryshuar në çerekun e katërt, krahasuar me tre muaj më parë kur kishte një rritje prej 0.3 përqind. Në Eurozonë, rritja ishte 0.1 përqind krahasuar me periudhën nga korriku në shtator, kur po ashtu kishte rritje, por prej 0.3 përqind. Stagnimi i aktivitetit në të dy zonat është me rezultatin më të dobët nga fundi i 2020-ës dhe po ashtu nga fillimi i 2021-ës. Krahasuar me çerekun e katërt të 2021-ës, aktiviteti në Be kishte rritja prej 1.8 përqind, derisa në Eurozonë prej 1.9 përqind. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.