Ekonomia e anashkaluar nga politikanët NULL NULL 12.09.2019 08:51 12.09.2019 08:51 Përfaqësuesit e partive politike, që pritet të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sikurse herëve të kaluara edhe para zgjedhjeve të tetorit e kanë vendosur në plan dytësor zhvillimin ekonomik. Ekspertë të fushës vlerësojnë se politikanët po e vazhdojnë avazin e vjetër, duke u marrë sërish me tema që nuk janë prioritet i qytetarëve. Caktimi i datës 25 shtator për fillimin e fushatës zgjedhore nuk i ka penguar partitë politike që fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit ta nisin para kohe. Përkundrazi, përfaqësuesit e subjekteve politike javët e fundit kanë shpeshtuar tubimet elektorale me qytetarë dhe kanë dhënë zotime të njëpasnjëshme para tyre. Lufta ndaj korrupsionit ka qenë kryezotimi i kandidatëve të partive për kryeministër të Republikës së Kosovës javët e fundit, porse nuk kanë munguar as premtimet e atilla që për nëntë vjet rresht po u shërbehen qytetarëve, siç është ai për heqjen e vizave. Por në tërë këtë parafushatë nuk kanë zënë vend të mjaftueshëm idetë konkrete për zhvillim ekonomik të vendit, shkruan “Zëri”. Kështu konsiderojnë ekspertët e fushës së ekonomisë, të cilët thonë se ky sektor vazhdimisht është vendosur në plan të dytë, duke mos qenë asnjëherë prioritet as i partive e as i qeverisjeve të deritanishme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë