Ekonomia britanike në rritje, shtohen shpresat për dalje nga recesioni NULL NULL 12.04.2024 22:25 12.04.2024 22:25 Britania e Madhe Ekonomia e Britanisë së Madhe ka regjistruar një ngritje të lehtë gjatë muajit shkurt, duke bërë që të rriten shpresat se është në drejtimin e duhur për të dalë nga recesioni. Rritja ekonomikë ka qenë 0.1 përqind për muajin e dytë, thonë të dhënat. Rritja është shënuar tek prodhimi dhe përpunimi si fusha, sikurse edhe te industria e veturave, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Zyra e Statistikave Kombëtare njofton se sektori i ndërtimit është dëmtuar si pasojë e motit me shi. Vlerësimet janë të hershme, por sinjalet janë që Britania e Madhe, e cila hyri në recesion në fund të 2023, është duke dalë që aty. Liz McKeoën, drejtor i zyrës së statistikave ka thënë se kur shikohet përgjatë tre muajve, përfshirë shkurtin, del se ekonomia ka pasë rritje, për herën e parë që nga vera e kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Kina godet rrjetin amerikan të Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, e liston entitet të pasigurt 4 days