Eklent Kaçi, shpallet nënkampion i turneut të më të mirëve në biliardo NULL NULL nga Jon Ajeti 16.05.2023 14:16 nga Jon Ajeti 16.05.2023 14:16 Në turneun Masters të zhvilluar në Londër, djaloshi nga Shqipëria, Eklent Kaçi arritur të dalë i dyti në njerën ndër garat më të rëndësishme të sportit të biliardos. Pasi doli për herë të tretë radhazi në katërshe, bilardisti arriti finalen ku pati përballë kundërshtarin e fortë si, Ko Pin Ji. Tajvanezi fitoi me rezultat bindës 13-5, duke u treguar këtë herë më i fortë sesa 24-vjeçari. Ky ishte suksesi i parë i Ko Pin Jisë që nga 2015-ta, pra pas 8 vjetësh. Kurbinasi Eklent Kaçi është kampion i botës në fuqi, një trofe që e ka fituar dy herë në karrierë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.