Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekipi i RTV 21 sulmohet fizikisht nga serbët

NULL NULL
30.05.2023 15:56
RTV 21 sulmi

Gazetarja e RTV 21 Lirie Dibrani dhe kameramani Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Car Llazar në veriun e Mitrovicës.

Kjo u bë e ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja njofton se përpos sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar.

“Aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve përcjell Klankosova.tv

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.