Ekipi i Kosovës në xhudo pjesë e Kampit Ndërkombëtar në Kienbaum, Gjermani NULL NULL 24.04.2023 10:00 24.04.2023 10:00 Ekipi i Kosovës në xhudo nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka po vazhdon përgatitjet për garat e ardhshme me qëllim kryesor – Kampionatin Botëror për Senior. Këtë herë po marrin pjesë ekipi i vajzave në qendrën Olimpike në Kienbaum të Gjermanisë bashkë me asistent trajneren, Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Debora Gjakova, Enise Zijade dhe Sidorela Dodaj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.