Ekipet mobile ua mundësuan votimin të infektuarve me COVID-19 (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 2 muaj më parë nga Qendresa Sinani 2 muaj më parë Afro 250 persona të infektuar e shfrytëzuan të drejtën për të votuar përmes ekipeve mobile në Podujevë. E vetëm 21 sosh votuan në Mitrovicën Veriore. Disa mitrovicas e llapjanë nuk mundën të shkojnë për të hedhur votat e tyre pasi ishin në izolim, por këtë e bënë përmes disa ekipeve që ishin shpërndarë në këto dy komuna. Këta persona ishin të veshur me rroba speciale, ndërkohë që i ndërronin sapo dilnin nga shtëpitë e personave të infektuar. “Jemi pajisë të gjithë me masa mbrojtëse, maska mbrojtëse duke përfshirë gardërobën, maskat dhe të gjitha i kemi për një përdorim. Në momentin kur po kemi kontakt, po i ndërrojmë menjëherë veshjet”, tha Ganimete Haxhiu, pjesëtare e grupit. Gjithsesi, ata që nuk ishin të sëmurë e arritën të shkojnë deri në vendvotim ishin të shumtë, e shpeshherë nuk i respektuan masat anti-pandemi. E për t’i parë nga afër këto zhvillime, doli vetë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj. klankosova.tv