Ekipet e FSK-së dhe FA-së stërviten bashkë para dislokimit në Britani të Madhe NULL NULL 24.09.2022 11:25 24.09.2022 11:25 Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura janë stërvitur së bashku para se të dislokohen në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrin pjesë në stërvitjen e patrullimit ushtarak ndërkombëtar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha “së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm”. “Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm! ”, ka shkruar Mehaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024