Ejup Alimi takim me zyrtarin e NATO-s - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ejup Alimi takim me zyrtarin e NATO-s

NULL NULL
19/05/2015

Sekretari shtetëror në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO), Ejup Alimi sot ka pritur në takim zyrtarin e lartë të NATO-s, Laurie Walker, koordinator për cështje të zgjerimit të NATO-s dhe bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë.

Në këtë takim, Sekretari shtetëror Alimi dhe zyrtari i lart i NATO-s biseduan për situatën politike dhe të sigurisë në vend, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për temat tjera që janë në interes të përbashkët, raporton zhurnal.mk.

takimi-nato

Fillimisht, sekretari Alimi e njoftoi zyrtarin e lart të NATO-s për dinamikën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe vështërësit që hasen në zbatimin në tërësi të këtij dokumenti. Ai theksoi se zbatimi i MO-së është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie të barabart për të gjitha bashkësit etnike dhe ia hap rugën vendit drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Ndërkaq, zyrtari i lartë i NATO-s Walker theksoi se NATO-ja mbështet zbatimin e MO-së dhe njëkohësisht do të monitorojnë dhe ndihmojë në zbatimin në tërësi të këtij dokumenti transmeton Klan Kosova.

Bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi ne mes SIMO-s dhe NATO-s është i mirë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. / klankosova.tv