Einxhel konfirmon shtatzëninë: Mezi po presim të prekim duart e tua të vogla (VIDEO) NULL NULL 15.08.2022 20:11 15.08.2022 20:11 Moderatorja, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë. Einxhel ka publikuar një video në Instagramin e saj, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë Dagzit, përcjell Klankosova.tv. Ajo gjithashtu ka bërë edhe një dedikim emocionues, duke thënë se mezi presin t’i prekin duar e vogla të foshnjës. “Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë. Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re. Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hynjore. Kur thjeshtë një prekje dore kthehet në një prekje jete dhe ne mezi po presim të të prekim duar e tua të vogla”, ka shkruar ajo. View this post on Instagram A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.